Tiranë/ Efektivët shkuan ta arrestojnë për vjedhje, hajduti hap zjarr ndaj tyre! Shpallet në kërkim, s'ka të lënduar

3 Mars 2022, 12:23| Përditesimi: 3 Mars 2022, 13:47

  • Share

Një person është shpallur në kërkim sot nga policia në Kamëz, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa efektivëve, të cilët shkuan për ta arrestuar pasi ai dyshohet si autorë i një vjedhje.

Ngjarja u regjistrua në rrugën 'Nëne Tereza', ku Elis Suçi, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e një marketi, ka qenë duke kaluar në këmbë pranë shkollës "Ibrahim Rugova" dhe në momentin që efektivët e policisë i kanë kërkuar të ndalojë, ai nuk është bindur dhe ka qëlluar me armë zjarri.  

Fatmirësisht nga të shtënat nuk kanë mbetur persona të lënduar, teksa shërbimet e policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e tij.

Ora 13:42
Kush është i riu që qëlloi me armë zjarri në drejtim të policisë në Kamëz

1646311692_ELISSUCI.jpg

Ky është Elis Suçi i riu që qëlloi me armë zjarri në drejtim të efektivëve të policisë në Kamëz, ditën e sotme pasi këto të fundit shkuan për ta arrestuar.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 03/03/2022 18:00

    Arrestojeni dhe shtrojeni ne psikiatri.

    Përgjigju
  • Shkodra: 03/03/2022 17:28

    Po vritini keto poshtersira , duhen vra nga 4-5 tipa te till ne dite

    Përgjigju
  • Sati: 03/03/2022 14:44

    Po polica ,ku i kish armët?

    Përgjigju
    • Gripi: 03/03/2022 15:16

      Armet i kane per te vrare te pafajshmit si Klodian Rrasha ose per te vrare ndonjerin per rradhen ne market. Me kriminele te vertete ikin me vrap si lepuj. Therrasin Renean.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?