Foto ilustruese

Tiranë e Durrës, denoncohen dy raste të ngacmimit seksual, dy 27 vjeçarë në pranga

24 Korrik 2023, 12:48| Përditesimi: 24 Korrik 2023, 12:51

  • Share

Dy raste ngacmimesh seksuale të vajzave janë denoncuar sot, në Tiranë dhe në Durrës.

Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një minorene.

Ngjarja është shënuar në një lokal dhe arrestimi i të riut u bë nga policia e Komisariartit 6

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. T., 27 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare, në një lokal. informoi policia e Tiranës.

Ndërsa në Durrës, një 27 vjeçar u arrestua pasi akuzohet se ngacmoi seksualisht 2 gra

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase” informoi sot policia e Durrësit.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?