Tiranë/ Do kalonin 7 klandestinë drejt vendeve të BE për 600€, 4 të arrestuar në Tiranë, në kërkim organizatori

5 Shtator 2023, 13:52| Përditesimi: 5 Shtator 2023, 15:28

  • Share

4 persona kanë rënë në pranga nga policia e Tiranës pasi akuzohen se kanë tentuar të ndihmojnë disa shtetas të huaj, kundrejt fitimit, për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin. Në kuadër të operacioni 'Pararoja 3' ranë në pranga Rafael Demaj, Enriko Gjonaj, Arnold Kërçi dhe Mehmet Bregu.

Gjithashtu është shpallur në kërkim organizatori. Sipas bluve pesë trafikantët u kishin marrë 7 klandestinëve nga 600€ për t’i kaluar në Bashkimin Evropian. 

"Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, dhe shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja", në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, organizuan dhe finalizuan operacionin “Pararoja 3”. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve R. D., 27 vjeç, E. Gj., 24 vjeç, A. K., 27 vjeç, dhe M. B., 46 vjeç, të katërt banues në Tiranë. Gjithashtu, u shpall në kërkim organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi D. Q., 38 vjeç", njofton policia.

Të arrestuarit janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Vorë, duke transportuar me 2 automjete, 7 emigrantë, të cilëve, kundrejt pagesës 600 euro për person, iu kishin premtuar transportimin nga Konispoli në drejtim të Shkodrës dhe Kukësit, me qëllim kalimin e tyre në pikën kufitare me Malin e Zi dhe Kosovën, me destinacion final vendet e BE-së.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?