Tiranë/ Digjet një makinë tek ish-Fusha e Aviacionit (VIDEO)

24 Dhjetor 2020, 07:19| Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 08:45

  • Share

Një makinë është përfshirë nga flakët në zonën e njohur si ish-fusha e aviacionit në Tiranë mëngjesin e sotëm (24 dhjetor).

Ngjarja ndodhi në orën 07:05 përballë godinës së 'Polit të Drejtësisë'. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje. Zjarrëfikësja ka mbërritur menjëherë dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

"Më datë 24.12.2020, rreth orës 07:05, në rrugën “Dritan Hoxha”, dyshohet si pasojë i një difekti teknik ka rënë zjarr në mjetin në pronësi të shtetasit E.S, ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për drejtuesin e mjetit" njofton policia.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Makina e përfshirë nga flakët

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?