Foto ilustruese

Tiranë/ Dhunuan punonjësin e policisë pas një sherri dhe i morën armën e shërbimit, arrestohet 34-vjeçari dhe vihet nën hetim një 33-vjeçar

29 Tetor 2023, 16:46| Përditesimi: 29 Tetor 2023, 16:49

  • Share

TIRANË- Një 34-vjeçar është arrestuar dhe një 33-vjeçar është vënë në hetim në gjendje të lirë nga policia e Tiranës, pasi akuzohen se kanë kanë dhunuar një punonjës policie dhe i kanë marrë armën e shërbimit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në rrugën “Foto Xhavella”, ku shtetasit e identifikuar me inicialet E.T. dhe E.N., si pasojë e një konflikti të çastit, kanë goditur me grushte punonjësin e policisë, i cili ishte jashtë jashtë shërbimit, dhe pasi i kanë marrë armën e shërbimit janë larguar.

34-vjeçari është vetëdorëzuar në Polici, ku ka dorëzuar dhe armën e punonjësit të policisë.

Blutë bëjnë me dije materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gripi: 29/10/2023 16:55

    Ka dy rruge,ose polici eshte pijanec dhe sherxhi ose eshte i paafte. E para duhej te shmangte konfrotimin fizik dhe dyta eshte turp qe i kane marre armen. Duhet shkarkuar ne te gjitha rastet sepse perben kercenim oublik dhe njollos figuren e policise. E dyta nese keta trimat e astirit e kane goditur pa shkak re ligjshem atehere plasinu brenda minimumi 3 vite. Kjo do jete drejtesi se u mvush shqiperia vetem me boxiere dhe cowboy.

    Përgjigju
    • Policia qe duam: 29/10/2023 21:39

      E para o shok jam dakort me ty ne cdo fjale vetemse do te theksoja se shumica e policave jane te PAAFTE sepse askush nuk u meson me dyluftime sic benin dikure kur ka qene policia nie shkolle 3 vjecare.Tani bejne 6 muaj kurs sa per te mesuar ligjet(gjthm nese mesojn) dhe dalin policat si karafila nga 160 te gjate 45 kg a thua ti se keta do na mbrojne kur meze mbajn breket e veta…

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?