Foto ilustruese

Tiranë, dhunon fizikisht të moshuarin dhe i grabit celularin, në pranga autori

22 Qershor 2020, 23:17| Përditesimi: 22 Qershor 2020, 23:18

  • Share

TIRANË-Një 73-vjeçar ka rënë pre e grabitjes nga një person, i cili fillimisht e sulmoi atë fizikisht duke i shkaktuar plagë të lehta dhe më pas i ka grabitur celularin dhe disa dokumente që kishte me vete.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme pranë Muzeut Kombëtar në Tiranë, ndërsa ishte vetë i moshuari që bëri kallëzimin në polici. Fillimisht ai u mjekua në spital për plagët e marra dhe pasi doli nga atje iu drejtua komisariatit nr.3 për të bërë kallëzim penal.

Pas sinjalizimit, policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe arrestimin e tij. Celulari dhe dokumentet e të moshuarit iu gjetën autorit me vete dhe janë sekuestruar nga policia.

Autori nuk ka pasur armë, por ka dhunuar fizikisht 73-vjeçarin.

Komento

Komente

  • Nxnnxxn: 22/06/2020 23:36

    Pse se thoni qe eshte refugjat?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?