Kujdes me timonin! Brenda javës u vunë 11 mijë gjoba në Tiranë, 8 makina u bllokuan, 14 shoferë të arrestuar (VIDEO)

11 Shkurt, 09:26| Përditesimi: 11 Shkurt, 11:19

  • Share

Tiranë - Policia rrugore e Tiranës ka njoftuar se brenda javës së fundit nga shkeljet e evidentuara në qarkullimin rrugor ka vënë 11,462 gjoba ndaj shoferëve.

Përmes një njoftimi zyrtar blutë tregojnë po ashtu se 14 persona janë ndaluar për vepra penale në trafik, duke përfshirë drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, aksidente dhe korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike.

Ndër të tjera në deklaratë shprehet se 8 automjete janë bllokuar për arsye të ndryshme, duke përfshirë mungesën e dokumentacionit dhe detyrime të papaguara, si dhe 84 masa administrative janë paraparë për pezullim të lejes së drejtimit, me mundësi konvertimi në gjoba të dyfishta.

“Këtë javë në Tiranë, Policia Rrugore ka marrë masa të rëndësishme për sigurinë e qarkullimit:

14 persona janë ndaluar për vepra penale në trafik, duke përfshirë drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, aksidente dhe korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike.

U vendosën 11,462 masa administrative për një gamë të gjerë shkeljesh, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut për një qytet më të sigurt.

84 masa administrative janë paraparë për pezullim të lejes së drejtimit, me mundësi konvertimi në gjoba të dyfishta.

8 automjete janë bllokuar për arsye të ndryshme, duke përfshirë mungesën e dokumentacionit dhe detyrime të papaguara”,-thuhet në njoftimin e policisë.

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • dena: 12/02/2024 09:12

    vetem gjoba ka ky vend mbushin blloqet me norme e kane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?