Tiranë/ Bie nga lartësia teksa po punonte në një kantier ndërtimi te Kodra e Diellit, ndërron jetë 55-vjeçari

3 Prill, 14:35| Përditesimi: 3 Prill, 14:51

  • Share

TIRANË- Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga një lartësi teksa po punonte në një kantier ndërtimi te ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë.

Sinan Baci u dërgua në spital, por nuk arriti që tu mbijetonte plagëve të marra.

'Më datë 03.04.2024, rreth orës 09:00, te Kodra e Diellit, në një kantier ndërtimi, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi S. B., 55 vjeç.    

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ka humbur jetën në spital, rreth orës 13:10.   

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?