Tiranë, bënë ‘kërdinë’ me vjedhjen e 18 monopatinave, zbulohen autorët! Pranga 18 vjeçarit, nën hetim 3 adoleshentët (VIDEO)

8 Shkurt, 11:39| Përditesimi: 9 Shkurt, 00:43

  • Share

TIRANË- Janë zbardhur 18 raste të vjedhjes së monopatinave në kryeqytet, duke sjellë arrestimin e 18 vjeçarit A.Gj si dhe vënien nën hetim të 3 adoleshentëve të moshave 16 dhe 17 vjeç.

Këta tre të fundit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen si autorë të vjedhjes së 18 monopatinave në lagje të ndryshme të Tiranës, 8 prej të cilave i kanë shitur.

10 monopatinat e tjera u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  Ndërkohë, vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?