Foto ilustruese

Tiranë, banori do të djeg plehrat i vë flakën një sipërfaqeje toke me bimë të ndryshme

2 Tetor 2023, 18:10| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 18:12

  • Share

TIRANE - Një banor i Kasharit do të hetohet në gjëndje të lirë pasi akuzohet se i vuri zjarrin një sipërfaqeje toke me bimë të ndryshme teksa po tentonte të digjte mbeturinat.

Policia bëri të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të zjarrvënies.

Ngjarja u shënua ditën e djeshme.

“Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi B. H., banues në Kashar, i cili ditën e djeshme ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat në tokën e tij, dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit e si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me bimë të ndryshme.”

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?