Foto ilustruese

Përfshihet nga flakët banesa në Tiranë, ndërron jetë 90-vjeçarja! Jetonte e vetme në shtëpi

18 Dhjetor 2021, 16:22| Përditesimi: 18 Dhjetor 2021, 16:27

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë. Mësohet se një banesë është përfshirë nga flakët në Shkozë dhe për pasojë ka ndërruar jetë një 90-vjeçare.

Burime bëjnë me dije se e moshuara jetonte e vetme në shtëpi, ndërsa nuk mundi t’i mbijetojë flakëve. Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e zjarrit.

Njoftimi i Policisë
Me datë 18.12.2021, rreth orës 15:50, në Shkozë, në afërsi të shkollës "Androkli Kostollari", ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. B., 90 vjeçe, e cila jetonte e vetme dhe si pasojë e zjarrit ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?