Autori i dyshuar Andrea Bregasi

Tiranë/ Atentati në ‘Don Bosko’, autori në kërkim, 5 mijë Є kush jep informacion! Qëlloi drejt mjetit me 3 persona, dyshohet se ngatërroi shënjestër

15 Dhjetor 2023, 14:12| Përditesimi: 15 Dhjetor 2023, 14:44

  • Share

TIRANË - Një ditë pas atentatit të dështuar në rrugën ‘Don Bosko’ në Tiranë, policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar. 5 mijë euro shpërblim ofrohen për këdo që jep informacion për autorin e dyshuar Andrea Bregasi, 31 vjeç. Qytetarët që kanë informacion se ku fshihet apo detaje të tjera për Andrea Bregasin mund të telefonojnë në 0694111546, ndërsa policia garanton anonimatin e plotë.

Strukturat e DVP Tiranë, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore, dhe informacioneve të marra nga inteligjenca policore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Andrea Bregasi, i ditëlindjes 09.12.1992, banues në Tiranë. DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Ndërkohë, një detaj i ri ka dalë nga atentati i ditës së djeshme (14 dhjetor), ku sipas policisë në makinë nuk ka qenë vetëm tregtari Rudolf Zefit, 42 vjeç, por bashkë me të udhëtonin dhe dy persona të tjerë.

“Lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, më datë 14.12.2023, rreth orës 06:50, në rrugën "Don Bosko", ku një person që lëvizte i vetëm në këmbë, ka qëlluar disa herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit "Benz", me drejtues shtetasin R. Z., dhe pasagjerë shtetasit R. Z., dhe R. Z...”thuhet në njoftim.

Andrea Bregasi rezulton të jetë i dënuar më herët për grabitje me armë në një argjendari. Ai është liruar në dhjetor të vitit të shkuar nga burgu, ku ka vuajtur dënim për grabitje. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se policia ende nuk ka një pistë konkrete mbi atentatin, por dyshohet se autori mund të ketë ngatërruar shënjestër.

Pronari i një dyqani në zonën e Medresesë, Rudolf Zefi i shpëtoi atentatit. Report Tv siguroi videon e autorit të dyshuar, i cili lëvizte qetësisht me cigare në dorë dhe qëlloi me 6 plumba në drejtim të makinës. Katër prej 6 plumbave të qëlluar nga pistoleta e autorit prekën makinën. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gripi: 15/12/2023 14:25

    Ketij Bregasit nuk i shijon liria, i ben alergji. Mbeti qe femije dhe derisa u rrit burgjeve. Jepini te perjetshem se do i benu nder. Fakti eshte se ky paraqet rrezikshmeri te larte dhe nese nuk kapet keto dite do jete protagonist ne ngjaeje edhe me te renda. 5 mije euro jane pak, duhet mbi 20 mije qe te mund te arihet qellimit.Eshte i paparashikueshem dhe killer i lindur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?