Foto arkiv

Tiranë/ Arrestohet kosovari, siguroi kontratë punësimi fiktive shtetasit të huaj me qëllim hyrjen në Shqipëri

17 Nëntor 2023, 09:40| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 09:45

  • Share

Një 30 vjeçar nga Kosova është arrestuar pasi akuzohet se I kishte siguruar një shtetasi të huaj kontratë punësimi fiktive, me qëllim që pasi të hynte në Shqipëri, që të kalonte në mënyrë të paligjshme kufirin me vendet e BE-së.

Arrestimi I tij u krye në kuadër të operacionit të koduar ‘Kontrata 2’

Procedohet penalisht 24-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, i cili kishte hyrë në Shqipëri me dokument (vizë) të falsifikuar, që ia kishte siguruar 30-vjeçari.   

Sekuestrohen dokumentet e falsifikuara. 

"Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi R. M., 30 vjeç, banues në Tiranë.  Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi R. M. i ka siguruar kontratë punësimi fiktive shtetasit A. K., nga Bregu i Fildishtë, me qëllim që pasi ai të hynte në Shqipëri, ta ndihmonte atë, kundrejt fitimit, për të kaluar në mënyrë të jashtëligjshme drejt vendeve të BE-së.     

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin e huaj, A. K., 24 vjeç.  Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale"informoi policia

Lajmi  ne perditesim... 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?