Tiranë/ Efektivi i FNSH, në gjendje të dehur plagos me armë zjarri 60-vjeçarin! Arrestohet

23 Maj 2022, 22:44| Përditesimi: 24 Maj 2022, 07:18

  • Share

TIRANË- Një efektiv i FNSH ka plagosur me armë zjarri një 60-vjeçar në zonën e Kombinatit. Policia e Tiranës ka arrestuar efektivin Lutfi Gjyli. Mësohet se Gjyli ka plagosur në këmbë 60-vjeçarin Murteza Lika .Në momentin e plagosjes Gjyli ka qenë në gjendje të dehur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45, ku Lika është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, 60-vjeçari Lika vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Kjo është ngjarja e dytë e shënuar brenda ditës së sotme, ku protagonistë kanë qenë efektivët e policisë. Efektivi i policisë Ludjan Zaimi 25-vjeç ka qëlluar për vdekje 6 herë me armën e shërbimit kolegun e tij në komisariatin nr.3 në Tiranë, Çaush Saliasi, 55-vjeç, të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme. Dy efektivët janë konfliktuar edhe më herët, teksa referuar dëshmisë së 25-vjeçarit, ai thotë se e qëlloi "pasi e tallte prej kohësh".

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • E di Ra Ma: 23/05/2022 22:49

    Llumi i shoqerise ne polici eshte. Njerez te palare, ta parruar, me gjuhet te trashe, vijne ere. Plehra... Te presesh nga keta qe te te mbrojnë. Keta e kane mendjen te marrin 30% e kanabisit qe mbillet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?