Tiranë, arrestohet 42-vjeçari suedez në Tiranë! I dha dokumente false një tajlandezeje! Policia: Do ta shfrytëzonte si prostitutë në Suedi

29 Shtator 2023, 12:29| Përditesimi: 29 Shtator 2023, 12:35

  • Share

TIRANË- Një 42-vjeçar suedez është arrestuar nga policia e Tiranës pasi i dha dokumente false një shtetase tajlandeze me qëllim trafikimin e saj në Suedi.

42-vjeçari O.S, banues në Suedi, u arrestua nga policia kufitare e Rinasit.

Sipas policisë 42-vjeçari i ka siguruar dokumente të dyshuara të falsifikuara një tajlandeze 26 vjeçe, me të cilën ka udhëtuar nga Turqia drejt Shqipërisë.

Nga hetimet ka rezultuar se 42-vjeçari i kishte siguruar dokumentet e falsifikuara kësaj shtetasje, me qëllim për ta trafikuar në Suedi, për ta shfrytëzuar për prostitucion.  

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 42-vjeçari iu siguronte dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, edhe shtetasve të tjerë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve.    

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete identifikimi të shtetësive të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara. 

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?