Tiranë, arrestohen të rinjtë që vinin baste në Institut

21 Shkurt, 10:41| Përditesimi: 21 Shkurt, 15:28

  • Share

Dy të rinj të cilët vinin baste sportive, nëpërmjet celularëve u arrestuan nga policia e Tiranës

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit A. K., 26 vjeç, dhe F. K., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në një lokal në Institut, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.         

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.  Operacioni u kodua ‘two’

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?