Lënda narkotike e sekuestruar

Sekuestrohen 10 kg kanabis në Tiranë, 3 në pranga (EMRAT)

15 Mars, 10:52| Përditesimi: 15 Mars, 14:06

  • Share

TIRANË - Tre persona janë arrestuar si pasojë e operacionit ‘Four’ nga Komisariati i Policisë nr. 4 në kryeqytet. Sipas njoftimit të policisë ky operacion u organizua në kuadër të goditjes së veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Një 31-vjeçar Llesh Doçi, është konstatuar nga shërbimet e policisë në rrugën ‘Rexhep Tarja’ dhe gjatë kontrollit iu gjetën sasi lënde e dyshuar narkotike.

Më tej u krye kontroll në banesën e tij, ku u gjetën Lirim Sopoti, 40 vjeç dhe Xhuliano Marando (Lika), 30 vjeç, ku gjithashtu u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy thasë të zinj me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 10 kg.

Të tre personat u vunë në pranga, ndërsa materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?