Tiranë, alarm fals për bombë pranë Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit në Laprakë! Valixhja e lënë në rrugë rezulton e mbushur me rroba (VIDEO)

9 Dhjetor 2022, 14:36| Përditesimi: 9 Dhjetor 2022, 15:25

  • Share

TIRANË - Ka rezultuar alarm fals dyshimi se kishte bombë brenda një valixhje të lënë në anë të rrugës pranë Drejtorisë së Kufirit në zonën e Laprakës.

Pasi u vendos perimetri i sigurisë nga ana e efektivëve, forcat xheniere bënë të mundur hapjen e valixhes që rezultoi të ishte e mbushur me rroba. Valixhja u hap nga njësia antieksploziv e RENEA-s.Dyshimet janë ngritur pasi valixhja u la për një kohë të gjatë në anë të rrugës dhe asnjë person nuk u paraqit për ta marrë. 

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?