Foto ilustruese

Tiranë/ Aksidentoi 3 persona, arrestohet 40-vjeçari! Një adoleshent në pranga pasi drejtonte makinën në efektin e narkotikëve

10 Qershor, 15:30| Përditesimi: 10 Qershor, 15:43

  • Share

Dy shtetas janë arrestuar në Tiranë nga specialistët e Komisariatit të policisë rrugore.  

Njëri prej tyre 40-vjeçari A.K., banues në Vorë, teksa po udhëtonte në aksin Vorë-Fushë Krujë me automjetin e tij tip ‘Benz’ ka përplasur një automjet tjetër tip ‘Seat’ dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar shtetasit Xh.Xh, 58 vjeç banues në Prezë, drejtuesi i Seat, si dhe L.K., 71 vjeçe dhe M.K., 36 vjeçe, banues në Vorë, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.  

Ndërsa dy shtetas u arrestuan pasi u kapën me lëndë narkotike me vete.

Gjatë kontrollit fizik, A.L., 34 vjeç dhe G.S., 25 vjeçe banues në Tiranë, iu gjetën sasi të dyshuar narkotike kanabis, si dhe iu gjetën një grirëse metalike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?