Foto ilustruese

Tiranë/ Aksident në rrugën e ‘Elbasanit’, mjeti përplas për vdekje 54-vjeçaren

18 Dhjetor 2023, 07:49| Përditesimi: 18 Dhjetor 2023, 07:53

  • Share

TIRANË- Një aksident me vdekje ka ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, ku një 54-vjeçare ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Elbasanit rreth orës 06:10 të 18 dhjetorit.

Automjeti me drejtues shtetasin P. Xh., ka aksidentuar 54-vjeçeren A. R.,, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?