Tiranë/ 6 punonjës u asfiksuan në ambientet e punës, ISHSH pezullon punimet në fabrikën e prodhimit të kabujve në Bathore! Dyshohet se u helmuan

26 Maj 2023, 11:53| Përditesimi: 26 Maj 2023, 16:40

  • Share

TIRANË- Gjashtë punonjës të fabrikës së televa në Bathore, përfunduan në spital gjatë ditës së djeshme, pasi shfaqën probleme me frymëmarrjen.

Report Tv mësoi se punonjësit, mund të jenë helmuar nga ndonjë solucion gjatë punës, megjithatë, rezultati përfundimtar pritet nga ISHP.

Ndërkohë Inspektorati Shëndetësor Shtetëror ka pezulluar punimet në fabrikën e prodhimit të kabujve, deri në daljen e analizave.

Në fabrikën e telit në Bathore ka rreth 3 mijë punonjës, jo vetëm burra, por edhe gra.

Sipas dëshmive për Report Tv, disa prej punonjësve me probleme të tilla është hera e parë që përballen. Deri tani nuk ka më punonjëse të tjera që kanë shfaqur probleme me rrugët e frymëmarrjes.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?