Foto ilustruese

Tiranë/ 6-vjeçarja bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës në Bathore, dërgohet me urgjencë në spital

9 Qershor 2023, 15:28| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 15:31

  • Share

TIRANË- Një 6-vjeçare është rrëzuar aksidentalisht ditën e sotme nga kati i dytë i banesës së saj në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Bathores, kur 6-vjeçarja është rrëzuar dhe ka rënë në tokë.

Ende nuk duhen rrethanat e ngjarjes, ndërsa ajo është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?