Foto ilustruese

Tiranë, 54 vjeçarja humb jetën në punë, e zunë poshtë dy palete me pije alkoolike (EMRI)

14 Prill, 08:37| Përditesimi: 14 Prill, 08:46

  • Share

TIRANE- Një aksident i rëndë në punë u shënua ditën e djeshme (13 prill 2024) në një firmë për shpërndarjen e pijeve alkoolike në Fushë Mëzez.

Policia e Tiranës informon se gjatë sistemimit të disa paletave me një mjet pune pirun, janë rrëzuar dy paleta të cilat kanë zënë poshtë shtetasen K. B., 54 vjeçe. Si pasojë e dëmtimeve të marra 54-vjeçarja ka ndërruar jetë më pas në spital.

Policia arrestoi punëtorin e kësaj firme, Refik Sokoli, 56 vjeç, banues në Tiranë. Dosja i kaloi prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?