Foto ilustruese

Tiranë, 49-vjeçari plagos me thikë kushëririn e tij

13 Shtator 2023, 15:59| Përditesimi: 13 Shtator 2023, 17:14

  • Share

Një 49-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë në Tiranë pasi ka plagosur me thikë kushëririn e tij gjatë konfliktit për motive të dobëta në rrugën "Tish Daija".

"Nga veprimet e shpejta hetimore u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit E. Z., 49 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".  49-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës kushëririn e tij, shtetasin K. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve", njofton policia.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?