Tiranë/ 43-vjeçari ndërroi jetë dje pasi ra nga çatia ku po punonte, arrestohet pronari i banesës

22 Tetor 2023, 10:42| Përditesimi: 22 Tetor 2023, 10:45

  • Share

Një 43-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një banesë ku po punonte në Tiranë.

Policia e kryeqytetit thotë se ka arrestuar 48-vjeçarin D.H, pasi teksa ishte duke punuar në shtëpinë e këtij të fundit, ka rënë nga çatia shtetasi R. F., 43 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 48-vjeçari nuk kishte leje nga organet përkatëse për kryerjen e punimeve.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 48 vjeç, banues në Tiranë. Ditën e djeshme, në rrugën "Agush Gjergjevica", duke punuar në banesën e 48-vjeçarit, ka rënë nga çatia shtetasi R. F., 43 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 48-vjeçari nuk kishte leje nga organet përkatëse për kryerjen e punimeve.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?