Foto ilustruese

Tiranë, 41-vjeçarja denoncon për dhunë ndaj djalit të saj mësuesen dhe drejtoreshën e shkollës

12 Nëntor 2023, 13:41| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 16:09

  • Share

Një 41-vjeçare ka denoncuar në komisariatin numër 3 në Tiranë se në muajin tetor, mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e shkollës, kanë ushtruar dhunë ndaj djalit të saj të mitur duke shënuar kështu një tjetër rast dhune në institucionet e arsimit.

"Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja I. A., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshon se në muajin tetor, mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e shkollës që frekuenton djali i saj i mitur, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. Gupi hetimor po kryhen të gjitha veprimet procedurale, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes."-thuhet në njoftimin e policisë.

Policia po kryhen hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Denoncimi vjen pas ngjarjes që tronditi opinionin publik, ku një vajzë vetëm tre vjeç u dhunua nga edukatorja në një kopsht privat në kryeqytet e për pasojë theu këmbën që tashmë ka në allçi.

Edukatorja është është lënë sot në burg nga Gjykata e Tiranës, ndërsa hetimet po vijojnë.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xyz: 12/11/2023 17:16

    Po i denonconi por me mire i mbani ne shtepi i edukoni vete sepse nuk jeni ne gjendje te edukoni nje femij mezi e mbani ne shtepi ndersa mesuesit edukojne qindra te droguar

    Përgjigju
  • Jola: 12/11/2023 13:58

    Bravo zonje! Denonconi dhunen ne shkolla. Neper cerdhe private e shteterore, shkolla private e shteterore ushtrohet dhune fizike e verbale. Duhet te cohemi te gjithe ne prinderit dhe te mbrojme femijet nga mostrat w neveritshem me emer edukatore e e mesues

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?