4 në pranga për vjedhje, drogë dhe mashtrim gjatë 24 orëve në Tiranë

10 Shkurt 2020, 16:03| Përditesimi: 10 Shkurt 2020, 16:13

  • Share

4 persona u arrestuan gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale, dy prej të cilëve ishin në këkrim më herët. Në lidhje me parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë gjatë kontrolleve të policisë u arrestuan: -F.A., 28 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi në zonën e Vaqarit, në Tiranë, me datë 4 shkurt, ka vjedhur në një servis makinash, mjetin në pronësi të A. M.

Një tjetër i ri ra në pranga me iniciale SH.K., 26 vjeç, pasi akuzohet për organizmin të paligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali në pronësi të tij janë konstatuar një tavoline pokeri, fisha dhe letra bixhozi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Një 39-vjeçar u arrestuar për mbajtje të lëndëve narkotike, ku gjatë kontrollit iu gjert me vete një sasi prej 4 gramë kanabis sativa, e ndarë në ndarë në dy qese farmaceutike.

Gjithashtu, nga policia Tiranë është ndaluar shtetasi G. LL., 35 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim, për veprën  penale “Mashtrimi”.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?