Zhvati 2 mijë euro për një licencë infermieri, në pranga për mashtrim 35-vjeçari në Tiranë

28 Shtator 2023, 13:56| Përditesimi: 28 Shtator 2023, 14:03

  • Share

TIRANË- Igli Pete ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi u transmetua në një emison televiziv sesi mashtronte qytetarët në këmbim të parave dhe u premtove licenca për t’u bërë infermierë.

Pete i zhvati një qytetari 2 mijë euro me premtimin se do i jepte licencën.

35-vjeçari akuzohet për veprat penale “Mashtrimi", "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.  

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tiku: 04/10/2023 09:23

    Ca esht ky karkalec? Mir qe ia merr leket po nuk i kry as pune robve. Kushedi sa kohe ka qe e bo ket gjo. Kokrra legenit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?