Foto ilustruese

Tiranë/ Dy fëmijë, 4 dhe 2 vjeç dëmtohen në çerdhe dhe kopsht! Policia nis hetimet

11 Nëntor 2023, 13:17| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 15:19

  • Share

Dy fëmijë të moshave 4 dhe 2 vjeç, të cilët frekuentonin një çerdhe dhe një kopësht në kryeqytet janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, pasi janë dëmtuar. Këto dy raste u evidentuan vetëm pak ditë pasi një rast dhune u denoncua në kopshtin privat "Stinët", në Tiranë ku një 3-vjeçare theu këmbën.

Mësohet se dy rastet e dëmtimit të fëmijëve kanë ndodhur në një çerdhe në rrugën "Dalip Zavalani" dhe në një kopësht në rrugën "Peti".

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në rastin e parë, fëmijën e ka dërguar në kopsht gjyshja dhe po ajo e ka marrë. Nga pamjet e kamerave që janë sekuestruar, ka rezultuar se pasi gjyshja ka marrë fëmijën, e ka tërhequr nga krahun keq.

Kjo duket edhe në pamje. Madje vetë ajo e ka pranuar dhe prindërit nuk kanë pretendime për dhunë ndaj të miturit.

“Më datë 10.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një e mitur 2-vjeçare, e dëmtuar në pjesën e krahut, e cila frekuenton një çerdhe në rrugën "Dalip Zavalani".  Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar DVR-në me pamjet filmike të çerdhes që frekuenton e mitura, për veprime të mëtejshme procedurale, dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim.”-njofton policia.

Ndërsa në rastin tjetër në kopshtin në rrugën "Peti", nga njoftimet paraprake thuhet se fëmija është dëmtuar duke luajtura me një bashkëmoshatar.

“Më datë 10.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një i mitur 4 vjeç, i cili sipas deklarimeve të prindërve, është dëmtuar duke luajtur me një bashkëmoshatar, në një kopësht në rrugën "Peti"-njofton policia.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?