Tiranë/ 1 shofer në pranga, lëvizte nën efektin e lëndëve narkotike, 32 patenta të pezulluara, lëvizni deri në 200 km/h.

3 Korrik 2022, 10:27| Përditesimi: 3 Korrik 2022, 10:32

  • Share

Policia Rrugore e Tiranës vazhdon me kontrollet intensive në akse të ndryshme rrugore me qëllim evidentimin dhe e çdo shkeljeje rrugore dhe kapjen të gjithë  shoferëve të pa përgjegjshëm që vënë në rrezik jetën e njerëzve.

Si rezultat, në rrugën "Dervish Hima", është ndaluar dhe arrestuar 22-vjeçari me iniciale K. B., i cili pas kryerjes së testit me AquilaScan rezultoi se drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike. 

Gjithashtu, gjatë kontrolleve me makinën inteligjente janë evidentuar shpejtësi që arrijnë deri në 200 km/h. 

Gjate 24 orëve të fundit janë pezulluar 32 leje drejtimi nga 1 deri në 5 muaj.

Janë ndëshkuar me masë administrative:

184 drejtues mjetesh për përdorim celulari;

167 për mospërdorim të rripit të sigurimit;

156 për shpejtësi mbi normat e lejuara por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit;

133 për parakalime të gabuara dhe mosdhënie përparësie këmbësoreve;

87 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtese;

6 drejtues për gara shpejtësie.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?