Ndeshja Teuta-Kukësi

Tirana-Teuta finalja e Kupës së Shqipërisë, eliminohet Kukësi

15 Korrik 2020, 22:48| Përditesimi: 15 Korrik 2020, 22:55

  • Share

Tirana-Teuta është finalja e madhe e këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë që do të luhet më 2 gusht. Teuta fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Kukësit në Durrës dhe i eliminoi verilindorët pasi ndeshja e parë gjysmëfinale kishte përfunduar pa gola.

Gjithcka ndodhi në pjesën e dytë në një duel emocionues. Kukësi mori epërsinë me Rrocën por djemtë e detit përmbysën shifrat me Kapllanin dhe Hoxhën. Teuta arrin finalen e madhe ndërsa Kukësi eliminohet. Më herët Tirana siguroi biletën për në finale pasi mposhti 2-0 Bylisin. /Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?