Tirana Zoo Park çel dyert për qytetarët, Rama: Një hapësirë me plot mundësi argëtimi! Do të organizojmë ekskursione për fëmijët e qyteteve të tjera

4 Qershor 2022, 09:58| Përditesimi: 4 Qershor 2022, 10:44

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme ku u çelën dyert për kopshtin Zoologjik të Tiranës. Kreu i qeverisë tha se përveçse një mundësi argëtimi, do të jetë një mundësi edhe për edukimin me botën e kafshëve.

‘Përveçse një hapësirë me plot atraksion dhe me plot mundësi argëtimi kjo është edhe një hapësirë mësimi e edukimi me botën e kafshëve. Një hapësirë për të njohur më afër shumë gjëra bashkë. Me mësues dhe me edukator, kujdestarë të cilët janë në dispozicion të fëmijëve. Por edhe me një strukturë që është në dispozicion për shkollat. Kopshtet zoologjik nuk janë në çdo qytet dhe fëmijët i vizitojnë duke edhe udhëtuar për një ditë të veçantë. Ne do të organizojmë edhe ekskursione nga shkolla të tjera të vendit për të vizituar këtë kopësht zoologjik. Këtu është puna e shumë njerëzve, që nga projektuesit e të gjitha hallkat e një zinxhiri të gjatë. Më vjen shumë mirë, njësoj si stadiumi edhe kjo strukturë është në zemër të qytetit.’- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Hapet Kopshti i ri Zoologjik në Tiranë! Rama dhe Veliaj inspektojnë ambientin: Ka rilindur! 160 kafshë të 30 llojeve, nga çifti i tigrave te dinozona (FOTOT)


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?