Tirana si rrallë herë është veshur nga petku i bardhë i dëborës duke bërë që qytetarët të zgjohen me një pamje mahnitëse. Tirana është gdhirë mëngjesin e kësaj të diele me një pamje fantastike. Pas katër vitesh, rrugët e kryeqytetit janë zbardhur nga dëbora, e cila nisi mbrëmjen e djeshme dhe vijoi edhe përgjatë natës.
Pamja që ofronte metropoli, bëri që qytetarët të dilnin herët në mëngjes, për të shijuar dëborën, e për të shkrepur edhe foto.
Rrugët nuk paraqesin problematika, pavarësisht prezencës së ngricave në disa prej tyre.
Lajmi kryesor:
Vendi nën 'pushtetin' e borës! Dhjetra fshatra të bllokuara nga veriu në jug! Rrugët të kalueshme me zinxhirë! Aksi Lezhë-Milot problematik, disa zona pa energji
//ReportTv.al