‘Tirana tregoi karakter’, Shehi tregon përmbysjen ndaj Dinamos! Di Biagio e nis me polemika: Kam dyshimë për penalltitë

28 Gusht 2023, 11:28| Përditesimi: 28 Gusht 2023, 14:16

  • Share

Derbi Dinamo-Tirana në javën e parë të Superligës ka dhuruar 5 gola, me bardheblutë që në fund ia dolën të fitonin me përmbysje 2-3. Për dinamovitët në ‘Elbasan Arena’ realizuan Kaçorri dhe Silva, ndërsa nënkampionët u përgjigjën me Arditë Hilën, Latifin dhe Florent Hasanin.

“Kompliementa skuadrës që arrin e gjen forca dhe mundohet të luajë gjithmonë njësoj pavarësisht rezultatit, pasi momentet janë të ndryshme. Çunat treguan karakter dhe i përgëzoj për këtë,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Te Dinamo ishin shumë të kënaqur me lojën pavarësisht humbjes, por kishin rezerva për penalltitë e Tiranës.

“Një ndeshje shumë e bukur me Dinamon që luajti futboll deri në fund. Edhe pse pësuam golin e tretë patëm 2-3 raste për të barazuar. Tirana mori penallti dhe të them të drejtën nuk jam i bindur nëse ishin. Doja vetëm të fitoja, pasi barazimi nuk më kënaqtë në këtë ndeshje,”-tha Luigi Di Biagio, trajner i Dinamos.

Sakaq sfida tjetër e së dileës mes Laçit dhe Erzenit prodhoi 6 gola, por në fund skuadrat ndanë nga një pikë pasi u mbyll me shifrat 3-3.

Pas javës së parë Vllaznia, Tirana dhe Skënderbeu janë në kuotën e 3 pikëve, ndërsa një ndeshje ende nuk është luajtur. Partizani-Teuta është shtyrë për një datë të pacaktuar për shkak të angazhimeve të klubit të kuq në play-off të Conference League.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?