‘Tirana Tech Meetup’/Nisma më e re për të nxitur dhe përmirësuar bashkëpunimin në komunitetin e teknologjisë

5 Mars, 22:04| Përditesimi: 5 Mars, 22:07

  • Share

Në një kohë kur teknologjia po ndryshon shpejtësinë e zhvillimit të shoqërisë, një ngjarje e re ngre nivelin e diskutimit dhe bashkëpunimit në botën e IT-së në Tiranë.
 
Nën organizimin e Agjencisë Startup Albania, "Tirana Tech Meetup", tashmë do jetë pikëtakimi më i ri për të gjithë entuziastët dh të apasionuarit e teknologjisë, ekspertët dhe inovatorët, të cilët synojnë të forcojë lidhjet dhe të shkëmbejnë njohuri brenda komunitetit të IT-së në kryeqytet.
 
Ky event, i cili do të mbahet të enjten e parë të çdo muaji, do të sjellë së bashku entuziastët, ekspertët dhe inovatorët e fushës së teknologjisë së informacionit për të ndarë ide dhe përvoja të reja.
 
Me fokus në eksplorimin e trendeve më të fundit në teknologji, si dhe në shkëmbimin e njohurive dhe rrjetëzimin me profesionistë të tjerë të IT-së, kjo është një mundësi e shkëlqyer për të zgjeruar njohuritë dhe për të përfshirë në projekte të reja dhe sfida në fushën e teknologjisë.
 
Të gjithë profesionistët e IT-së, nga ata me përvojë të pasur, deri te ata që po fillojnë karrierën e tyre në këtë fushë, janë të ftuar të marrin pjesë në këto evente çdo muaj, dhe të kontribuojnë në formimin e një komuniteti më të fortë teknologjik në kryeqytet.
 
"Tirana Tech Meetup" është më shumë se thjesht një ngjarje, është një mundësi për të zhvilluar potencialin e teknologjisë në qytetin tonë. Për të rinjtë dhe të rejat që po fillojnë karrierën e tyre në IT, kjo është një mundësi e pazëvendësueshme për të rritur aftësitë e tyre në këtë fushë.
 
"Tirana Tech Meetup" do të bëjë debutimin e parë në datën 7 Mars në TechSpace. Mos e humbisni këtë mundësi për të ndarë idetë tuaja, për të njohur profesionistë të tjerë dhe për të rritur potencialin tuaj në fushën e teknologjisë

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besi: 06/03/2024 06:03

    sfida e sfidave te digjitalizimit do jete offnet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?