Tirana shumë pranë titullit kampion, trajneri Shehi ul euforinë: Fitorja me Vllazninë e rëndësishme, por jo përcaktuese! Jan edhe 18 pikë në lojë

23 Prill 2023, 10:54| Përditesimi: 23 Prill 2023, 12:17

  • Share

Tirana fitoi derbin e parë të Shqipërisë në këtë kampionat kundër Vllaznisë dhe në të njëjtën kohë vendosi njërën dorë te titulli kampion. Në ‘Loro Boriçi’ vulosi goli i Kristal Abazajt në pjesën e parë, duke u shndërruar kështu në hajmalinë e Tiranës në këtë fund sezoni. Për rrjedhojë bardheblutë kanë shkuar të paktën përkohësisht 8 pikë më shumë se Partizani ndjekës kur kanë mbetur edhe 6 javë kampionat.

“Patjetër që është fitore e rëndësishme në këtë fazë ku është kampionati dhe përballë një kundërshtari që ka cilësi. Jemi të kënaqur me këtë fitore sepse jemi në vazhdën e ndeshjeve të mira. Në 6 ndeshjet e fundit kemi 5 fitore dhe një barazim,”-deklaroi Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Pavarësisht diferencës së madhe trajneri Shehi refuzon ta pranojë se Tirana është shumë pranë rikonfirmit kampione e Shqipërisë.

“Jan dhe 6 javë të tjera, 18 pikë në lojë. Kështu që ne duhet të kemi fokusin te ndeshja e rradhës sidomos te kjo e kupës të mërkurën. Të rikuperojmë energjitë dhe për të nuk mund të themi kurrsesi domethenëse. Është e rëndësishme por jo përcaktuese,”-tha Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Sakaq trajneri i Vllaznisë Goce Sedlovski uroi Tiranën për fitoren dhe tha se në këtë ndeshje ndikuan gabimet individuale të futbollistëve. Ndërkohë po të shtunën Teuta mori një fitore tejet të rëndësishme 2-0 për mbijetesë kundër Erzenit, duke parakaluar në të njëjtën kohë shijakasit në renditje. Sfida tjetër mes Egnatias dhe Laçit, të zhvilluar në stadiumin ‘Partizani’ përfundoi me shifrat 1-1.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?