VIDEO- Tirana pret Krishtlindjen me koncert festiv

24 Dhjetor 2023, 19:52| Përditesimi: 25 Dhjetor 2023, 01:49

  • Share

Në vigjilje të Krishtlindjes Bashkia Tiranë ka organizuar një koncert duke sjellë një atmosferë tepër festive.

Koncerti në sheshin Skënderbej nisi me orkestër simfonike që më pas iu bashkua edhe kori i fëmijëve. I gjithë eventi është organizuar si udhëtim në kohë e stile muzikore. 

"Sa atmosferë e ngrohtë  në sheshin “Skënderbej”, në vigjilje të Krishtlindjes , shoqëruar me tingujt  plot mirësi e dashuri të koncertit festiv", shkruan Veliaj.

Për të shijuar koncertin u mbledhën qytetarë të shumtë të cilët ndajnë dhe urimet e para.


Lajmi kryesor:

Kremtohet Krishtlindja! Mesha dhe festime në Tiranë e mbarë vendin! Gëzuar nga Shqiptarja.com e Report Tv


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?