Tirana 'prek' titullin kampion, mund Skënderbeun 2-1

28 Qershor 2020, 22:18| Përditesimi: 28 Qershor 2020, 22:48

  • Share

Tirana prek me njërën dorë titullin kampion. Bardheblutë  fituan me përmbysje në Korçë ndaj Skënderbeut 2-1 dhe ruajnë distancën prej 9 pikësh nga Kukësi i vendit të dytë.

Korçarët kaluan të parët në avantazh me Mensa por kryeqytetasit do të përmbysnin gjithçka brenda 5 minutave në pjesën e dytë me Majkëll Ngo. Anglezi do të shënonte dy herë dhe afron Tiranën me titullin.

Javën që vjen është sfida direkte Tirana-Kukësi. Më herët për javën e 31-të të Superligës Kukësi mundi 1-0 Bylisin dhe Teuta fitoi 3-0 ndaj Vllaznisë.

Përgatiti: Andi Kapxhiu

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?