‘Tirana nga ajri’ / Nga të ftuarit VIP e familja Rama te reagimi i ambasadorit të BE-së, ç ‘ndodhi në premierë, Alket Islami: Fotografova kryeqytetin për 30 vjet, ditë e shënuar!

28 Mars, 15:43| Përditesimi: 28 Mars, 16:02

  • Share

Alket Islami ka ndalur për pak fluturimin. Në Kinema Milenium këtë mes javë kurorëzon 3 dekada punë. Albumi e dokumentari premierë që mbajnë imazhet që fotografi fiksoi prej 93-shit shpalosin “Tiranën nga ajri” ...

“Tani jemi në qendër të Tiranës! (mbrëmjen e 27 marsit) Nuk më besohet sepse është një punë që ka filluar shumë herët edhe mbyllet sot. Kjo është ditë e shënuar, mbrëmje e shënuar”, shprehet fotografi nga ajri, Alket Islami. (Drejtor i Aeronautikës)

Në kovër (album e dokumentar) është vendosur  jo rastësisht Tirana e re.

“Në dilemën për të zgjedhur Tiranën e vjetër apo të renë vendosëm Tiranën e re dhe njerëzit të kuptojnë në thellësi të albumit se si ka vazhduar ndryshimi i qytetit”.

Emrit të fotografit në këtë projekt afatgjatë i asociohet edhe emri i kryeministrit Edi Rama.

“Po sepse jemi të dy banorë të kryeqytetit dhe që kur filloi ai në Bashki unë isha në kulmin e fluturimeve në Tiranë dhe vendosëm që të shkruante edhe ai diçka, për atë ndryshim që të paktën i takon atij personalisht, sepse është gjithë puna e tij brenda”, thotë më tej Islami.

Kjo ngjarje ka bërë bashkë personalitete nga të gjitha fushat. Entuziast, Islami pret të ftuarit.

“Nuk është e thjeshtë t’i bësh të gjithë bashkë, por kjo ndodhi edhe falë kryeministrit Rama, të cilit i jam mirënjohës”, shprehet Islami.

Tregon, reagimet e para të tyre kur përballen me imazhet e Tiranës së vjetër. Si në rastin e ambasadorit të Bashkimit Europian Silvio Gonzato.

“Pa pamjet e sheshit dhe u habit. “Ua, si paska qenë para 2006-ës”, tha. Sepse për ne që e jetojmë është tjetër gjë, por për të huajt bën habi”, thotë fotografi.

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që në këtë mbrëmje të jetë i pranishëm bashkë me bashkëshorten Linda Ramën, dhe më të voglin e familjes, Zahon.

Në sallën e tejmbushur dokumentari nis me të, që rrëfen kryeqytetin e post diktaturës. Imazhet që shfaqin Tiranën ç’ka qenë në ato vite, për shumë prej të pranishmëve janë sa të panjohura, aq edhe tronditëse...

“E gjitha kjo është një ansambël i madh. Puna ime nisi në 93-94, dhe do të vijojë edhe me dy vëllime të tjera”, shton më tej.

Dokumentari e lidh transformimin e kryeqytetit me qeverisjen vendore e qendrore të Ramës, politikat që ai ndoqi. Përshkrimi i arkitektëve e konfirmon zhvillimin e suksesshëm.

“Është shumë e rëndësishme ajo që ka bërë, pasi ka futur në libër përshtypjet e arkitektëve që po punojnë për Tiranën ç’ka është shumë interesante në album. Mënyra pozitive se si ata kanë folur për qytetin tonë është e rrallë, sepse dëgjojmë shpesh kritika, pakënaqësira etj. Por, të huajt që vijnë e shikojnë dhe e përshkruajnë si një qytet shumë dinamik që ka një perspektiv të sigurt”, thotë Islami.

Imazhet e fundit që Islami ka fiksuar nga ajri, rrëfejnë kryeqytetin ç’është duke ngjallur optimizëm. Islami rrëfen, se këtë entuziazëm e ruan edhe me zbritjen në tokë.

“Tirana e parë nga qielli sigurisht që është më e bukur, se nuk ke zhurmën, ke emocionin tënd, ke lirinë. Por, ajo gjithmonë është më e bukur dita -ditës. Këtë kijeni parasysh vijeni vath në vesh edhe mos u gënjeni nga njerëzit që thonë nuk është Tiraa e bukur. Tirana është me e bukura në botë se ka njerëzit më të mirë në botë”, shton fotografi.

Por, Tirana nuk i ka thënë ende të gjitha, siç thekson kryeministri Rama, sa i përket asaj që kryeqyteti do të bëhet... Parë në fluturim, Islami rrëfen se në ç’pikë kryeqyteti duket më bukur..

“Qendra më pëlqen dita-ditës më shumë, por edhe pjesa tjetër e qytetit, pjesa e Unazës së Madhe që po merr formë dhe do shikoni  edhe në volumet e tjerë që do pasojnë që ka shumë surpriza, si ka qenë si është, sepse me të vërtetë po merr formë”, shprehet Islami.

Mbi 30 vjet me aparatin në njërën dorë, e duke u përballur edhe me turbulenca, pasioni ka mbizotëruar dhe Islami e ka trashëguar edhe tek i biri.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/03/2024 01:38

    Ajo balona fluturuese me mbishkrimin Tirana-Love-Edi Rama ne 3.08 na nxorri mallin e parrullave te Xhaxhit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?