Të rinjtë duke luajtur

Tirana në normalitet pas reshjeve, Veliaj: Plot energji e diela te Fushat Multisportive në Parkun e Liqenit

5 Nëntor 2023, 17:29| Përditesimi: 5 Nëntor 2023, 17:35

  • Share

Pas dy ditëve me reshje të dendura shiu, Tirana i është kthyer normalitetit. Qytetarët kanë vijuar me rutinën e tyre.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar disa foto nga fushat multisportive në Parkun e Liqenit Artificial ku të rinjtë kanë shfrytëzuar ndalimin e reshjeve për të vijuar me aktivitetet sportive.

“Plot ENERGJI e diela te Fushat Multisportive në Parkun e Liqenit”, shkruan Veliaj.

Pas rehabilitimit të tij nga Bashkia Tiranë tetë vite më parë, Parku i liqenit është një nga mjediset më të preferuara për qytetarët e Tiranës, veçanërisht fundjavave.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ha ha: 06/11/2023 07:05

    Patronazhistet e Lali Edit,sa për një foto propagandistike!

    Përgjigju
  • Populisti ekselent: 06/11/2023 00:05

    Lali Demagogu!.. Pemë e Jo fusha betoni ,bar jeshil e lule...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?