Derbi Partizani - Tirana

Tirana 'në hall' për stadium, 'Air Albania' e zënë! Agjenda e javës së 25-të në Superligë

22 Shkurt, 09:40| Përditesimi: 22 Shkurt, 09:42

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit po përgatit raundin e 25-të. Agjenda e këtij raundi është e ndarë në dy ditë. Të dielë dhe të hënë luhen pesë sfidat e radhës, teksa problem për Tiranën është gjetja e një stadiumi, kjo pasi në "Air Albania" luan Kombëtarja U-17 e vajzave dhe "Selman Stërmasi" është në gjendje jo të mirë.

Raundi i 25-të nis të dielën e 25 shkurti. Në orën 13:30 luhen dy duele. Egnatia pret Teutën në Rrogozhinë, ndërsa Kukësi përballet me Erzenin. Në 17:00 në Korçë luhet një ndeshje shumë e fortë, ajo mes Skënderbeut dhe Partizanit.

Të hënë e 26 shkurtit janë në program dy ndeshjet e radhës. Në 13:30 Tirana luan me Laçin, me stadiumin që ende nuk është vendosur. Në 17:00 Dinamo luan me Vllazninë në "Niko Dovana".

Superliga, raundi 25:

E dielë, 25 shkurt

13:30 Egnatia - Teuta

13:30 Kukësi - Erzeni

17:00 Skënderbeu - Partizani

E hënë, 26 shkurt

13:30 Tirana - Laçi

17:00 Dinamo - Vllaznia

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?