Skuadra e Tiranës

Tirana merr rrugën për në Gjeorgji, Orges Shehi ndryshon formacionin e CL

19 Korrik 2023, 14:01
  • Share

Skuadra e Tiranës dhe drejtuesit janë nisur mëngjesin e së mërkurës drejt Batumit në Gjeorgji. Bardheblutë luajnë nesër në 19:00 kundër Dinamo-s, për sfidën e kthimit të turit të I në Conference League. Përballja e parë në "Air Albania" përfundoi 1-1, me bardheblutë që shënuan vetëm në fundin e ndeshjes me Lushkjan, të futur nga stoli.

Duket se trajneri Orges Shehi do ndryshojë emrat në formacionin e së enjtes, teksa Përgjoni dhe Lushkja parashikohen ta nisin ndeshjen nga minuta e parë, duke lënë në stol Micin dhe Deliun.

Pritet që pas akomodimit dhe pushimit në hotel, trajneri Orges Shehi të flasë për mediet dhe më pas të zhvillojë stërvitjen finale në stadiumin modern ku do luhet ndeshja.

Formacioni i mundshëm:

Tirana (1-4-3-3): Selmani; Doka, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni; Jonuzi, Hila, Lushkja; Hasani, Latifi, Abazaj Trajner: Orges Shehi

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?