Orges Shehi, trajneri i Tiranës

Tirana luan sot me Teutën, Shehi në dilemë për formacionin! Trajneri: Pak informacion për kundërshtarin

2 Shtator 2023, 10:45
  • Share

Teuta dhe Tirana luajnë sot në 19:00 në "Niko Dovana", për javën e dytë të Superligës. Nëse bardheblutë fituan në javën e parë 2-3 kundër Dinamos, për Teutën kjo do jetë ndeshja debutuese këtë sezon, pasi dueli i parë ndaj Partizanit u shty, me të kuqtë që u impenjuan në Evropë.

Përpara ndeshjes, trajneri i Tiranës tregon se durrsakët kanë bërë shumë ndryshime dhe nuk kanë informacion për kundërshtarin. Orges Shehi tregoi se Lulaj do jetë pjesë e grupit, me klubin që ka paguar gjobën, ndërsa dilema ka për formacionin.

"Si është gjendja e skuadrës dhe kundërshtari?

Skuadra është e plotë por do të shohim. Nga kundërshtari në kundërshtar ka ndryshime. Nuk janë të njëjtët. Jemi në javët e para të kampionatit. Jemi në ndeshjen e dytë, jemi në fillim. Kur kalojnë javë, kemi më shumë informacion. Më vonë do të shohim si janë vendosjet.

Si mund të jetë formacioni?

Na mungon 1 ditë stërvitje dhe mund të ketë lëvizje ose jo. Do ta shohim se kush do të luajë. Teuta? Përderisa është sfidë e parë, kemi pak informacion. Ndoshta Teuta ka më shumë për ne, por nga minuta në minutë do të kemi më shumë informacion, si vendosemi e si luajmë.

Tirana luan dy ndeshje jashtë…

Miti i fushës në Shqipëri ka rënë. Skuadrat janë njësoj dhe një stadium që të lejon të luash, nuk ka avantazh ose disavantazh.

Ndryshimi i Teutës nga sezoni i kaluar?

Nuk e dimë gjendjen e kundërshtarit. Kemi informacion përciptazi që kanë lëvizur shumë. Ka lojtarë të rinj që duan të bëjnë mirë. Duhet parë gjendja", tha Shehi.

Ndërkohë që trajneri ka disa dilema për lojtarët që do vendosë në fushë. Nga mbrojtja në sulm, Shehi do duhet të vendosë dy orë para sfidës për titullarët.

Formacioni i mundshëm:

Tirana (4-3-3): Lika; Doka (Haxhiu), Lulaj (Najdovski), Hoxhallari, Përgjoni; Jonuzi, Hila, Lushkja; Abazaj, Latifi, Hasani (Kaina) Trajner: Orges Shehi

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?