Tirana, kryeqyteti me shumë zhurmë edhe pak muzikë

27 Gusht 2020, 15:31| Përditesimi: 27 Gusht 2020, 15:45

  • Share

Viktor Hygo thoshte se muzika shpreh atë që nuk mund të thuhet e për të cilën s'mund të heshtet. Por  në rrugicat e kryeqytetit, ku tingujt, miksimet shpesh bien në grackën e zhurmës dhe të vulgaritetit ndihet risku i zbehjes së rolit të kësaj gjinie të artit. Banaliteti në tekste, të cilat jo rrallë lidhen prej rimës e jo kuptimit. Bëhen kështu po aq tallava sa muzika edhe fjalët, që nuk mbartin asnjë grimë poezie, nga ajo e vërteta që bën të ngrenë krye ndjesitë e brendshme të njeriut. Mos vallë në këtë mënyrë kemi harruar misionin e vërtet të kësaj gjinie kaq universale e dialoguese intime të artit?

“Muzika ka për detyrë që të edukojë dhe qetësojë masat. Njerëzit duhet të kalojnë një orë të këndshme në shoqërinë e saj. Nisur nga kjo, them se muzika nëpër lokalet shqiptare krahasuar me atë që ndodh në Europë, është shumë e lartë”, shprehet pianistja Etrita Ibrahimi.

Muzika e lartë në orët e para të mëngjesit kur njerëzit kanë nevojë për një ledhatim akustik instrumental, xhaz a një fllad këngësh të lehta, është kthyer shqetësim për banorët që jetojnë pranë bareve.

“Personi që merret me zgjedhjen e muzikës, duhet që të ketë marrë disa direktiva, apo vet shteti të caktojë një rregullore që, nga ora 7.00-12.00 të jetë një muzikë e qetë, e kënduar apo vetëm instrumentale. Pas orës 12.00 një muzikë më e gëzueshme, brenda kritereve të vlefshme, s’flas asnjëherë për muzikën e llahtarshme me tekst të shëmtuar. Pastaj, vjen problemi i kohës së drekës, sepse ka edhe njerëz që jetojnë në një pallat ku ka bare. Edhe pas 14.00 duhet një muzikë më e qetë, dhe darka nëse nuk je në diskotekë mundtë jetë sërisht një muzikë e qetë, që njerëzit të darkojnë në qetësi”, thotë Ibrahimi.

Po aq edhe çedukuese është për brezat e rinj sa edhe shqetësuese për moshat e thyera.

“Këtu ka vite që në jetën e përditshme të rinisë ka hyrë dëgjimi i tallavasë, që për mua nuk është muzikë, sepse nuk gjej asnjë vlerë në të. Është krejtësisht çedukuese, që nuk është e përshtatshme për moshat e reja, edhe veçmas për fëmijët, pasi nuk sjell asgjë të bukur apo të mirë. Nuk thotë asgjë”, përfundon pianistja.

Në këtë pikë, lipset e nevojshme që krahas veshjeve luksoze e ushqimeve të shtrenjta, çdokush t’i dedikoj pak hapësirë edhe edukimit kulturor, pse jo përmes një "menuje" selektive muzikore bërë nga njerëz të përshtatshëm.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vini: 31/08/2020 16:36

    Vleresoj qe duhet te nderhyje shteti/ Bashkia per cfare do lloj ndotje akustike vecanerisht neper vendet e banuara me pallate . Askush nuk ka te drejte te demtoje shendetin e dikujt tjeter me zhurma , shqetesime apo qofte edhe me tym duhani qe dalin sikur te ishin oxhak neper baret & restoranten te kateve te para. Bashkia duhet te marre masa sa eshte ne kohe ose do te perballet me gjygje (si shkaktare e semundjeve) ne te ardhmen . Duket si shaka por nuk eshte larg kur edhe inspekoret e mjedisit te denohet sepse kane lejuar shkaktimin e semundjeve ne popull nga zhurmat apo ndotjet e tjera .

    Përgjigju
  • Zhurma: 28/08/2020 07:51

    Vetem per qetesine e kesaj vere vleresoj pandemine. Kenaqesi pafund me lokale e restorante ku njerezit me ne fund arrijn te bisedojne, te pashqetesuar nga volumi i larte i muzikes qe zgjedh banakieri i radhes...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?