Tirana konfirmon bllokimin e merkatos: Ka të bëjë me një çështje ku klubi është palë e tretë

5 Janar 2021, 17:47| Përditesimi: 5 Janar 2021, 17:48

  • Share

Klubi i futbollit Tirana ka reaguar për herë të parë lidhur me çështjen e bllokimit të merkatos nga FIFA, një lajm i publikuar ditën e sotme në media. Bardheblutë konfirmojnë dënimin, ndërsa thonë se nuk bëhet fjalë për detyrime të prapambetura ndaj ish-lojtarëve, por ka të bëjë me çështje ku klubi është palë e tretë.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton se po punon në zbardhjen e cështjes së bllokimit të merkatos. Pavarësisht lajmeve që qarkullojnë, theksojmë se nuk bëhet fjalë për asnjë borxh të prapambetur. KF Tirana sqaron se bëhet fjalë për një cështje në të cilën klubi ka qënë palë e tretë. Ky lajm u bë I ditur ditën e sotme dhe klubi vijon të mbetet në bisedime me zyrtarë të FIFA-s për të zgjidhur këtë cështje. Nënvizojmë se për cdo të re apo përditësim njoftimet do të dalin vetëm nga faqja zyrtare e klubit,”-shkruhet në reagimin e klubit të Tiranës.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?