Tirana koncert për hapjen e negociatave me BE dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Veliaj fton qytetarët më 28 Korrik: Një vit fantastik

23 Korrik 2022, 16:08| Përditesimi: 23 Korrik 2022, 22:49

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ftuar të gjithë qytetarët që, në datën 28 Korrik, të vijnë në kryeqytet për të festuar hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA.
 
Teksa e cilëson një vit historik për shqiptarët, Veliaj premton një super koncert me emrat më të mirë të muzikës shqiptare dhe surpriza të shumta në Sheshin Skënderbej. 


“Viti i hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian është një vit historik për ne shqiptarët - një hap më afër familjes së madhe europiane, aty ku na takon të jemi. Por, ky vit, në 28 Korrik, shënon edhe një çast historik për marrëdhënien që kemi me aleatin tonë të madh: 100-vjetorin e lidhjes sonë speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Merr familjen dhe eja në 28 Korrik, ora 19:00, në Sheshin “Skënderbej”, për të festuar së bashku këto dy ngjarje të mëdha për shqiptarët e Shqipërinë, në një koncert fantastik me emrat më të mirë të muzikës sonë”, shkruan Veliaj në rrjete sociale.


Kujtojmë që Tirana është këtë vit dhe Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022.

Postimi i Kryebashkiakut Erion Veliaj

Ora 21:35
Tirana festë më 28 korrik, Rama: Bash në 100-vjetorin e lidhjes me SHBA-në, Shqipëria u lidh edhe me BE-në

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale sloganin për rastin e festimeve për 100-vjetorin e lidhjes me SHBA-në si dhe për çeljen e negociatave.

‘Bash në 100-vjetorin e lidhjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria u lidh edhe me BE-në. Në 28 Korrik, fiks në datën e lidhjes së marrëdhënieve me SHBA, ora 19:00, në Sheshin Skënderbej, nis një mbrëmje kremtimi e këtyre dy miqësive të mëdha për shqiptarët e Shqipërinë, me muzikë e me dashuri mesveti.’- shkruan Rama.

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqip: 24/07/2022 13:17

    Se pari me pelqen ylli partizan qe ke vendosur. Me ate yll ju larguam perendimit dhe me ate yll po afrohemi perendimit. Ishalla se kemi fatin e 44-s

    Përgjigju
  • Fahri Dahri: 24/07/2022 06:48

    Përshëndetje z. Kryetar. Sëpari "Gëzuar këtë ngjarje madhështore".Së dyti më vjen mirë që do të kryhet kjo festë në kryeqytetin tonë, uroj të ngjalli tek gjithë shqiptarët gëzim7n e hapjes së negociatave. Së treti respekte për Bashkinë e Tiranës tonë për vlerësimin që i bën këtij evenimenti tepër të rrallë. Së fubdi uroj anëtarësimin sa më shpejt në Europë. Sigurisht e ruajmë sovranitetin dhe zhvillimin e vendit tonë edhe vetëm, por kur bashkohemi bëhemi më të fortë, më të sigurtë dhe shtohen vlera në shumë drejtume. URIME. Fahri Dahri

    Përgjigju
  • Super: 24/07/2022 01:18

    Turizmi do evente ! Bravo bashkia , Une do vij patjeter !!! Respekte dhe falimderit për festen !

    Përgjigju
  • One: 24/07/2022 00:12

    Ai tjetri thote do presim dritat te kursejme kurse ky do te bej koncert. Fshati digjet dhe K krihet. Braktisini ket politikane palaco qe shpirtin ju marrin njerezve te thjeshte dhe vete jetojne si hollivudiane

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 23/07/2022 16:47

    Jepi 99-shi rilindjes,shto ndonje pike para bablokut se nuk dihet si marrin punet pas gushtit te nxehte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?