Pamje nga aksioni i pastrimit në Tiranë

Tirana i bashkohet Ditës Botërore të Pastrimit, grupet e organizuara heqin mbetjet e rrugës

19 Shtator 2020, 18:34| Përditesimi: 19 Shtator 2020, 19:57

  • Share

Në ditën Botërore të Pastrimit edhe Tirana iu bashkua nismës për të pastruar qytetin në një ditë në të gjithë njësitë administrative.

Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit organizoi disa grupe pastrimi të cilët u shpërndanë në njësi të ndryshme me qëllim pastrimin e qytetit nga mbetja. Ndërkohë vullnetarët e Green Line Albania në bashkëpunim me DPPGJ u fokusuan në pastrimin e hapësirës përgjatë rrugës dytësore në autostradën Tiranë - Durrës.

Aksioni i pastrimit vjen në vazhdën e një serë aktivitetesh të tilla të realizuara nga Bashkia e Tiranës për të siguruar pastrimin e çdo lagjeje, rruge apo rrugice në qytet. Përpos pastrimit nga mbetjet që hidhen në rrugë, punonjësit larguan përmes fadromave edhe mbetje si inerte, apo mbetje të ndryshme të cilat qytetarët i kishin lënë përgjatë hapësirave të përbashkëta.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BUJAR: 20/09/2020 23:39

    NDOTJA E AMBIENTIT BEHET NGA NJEREZIT,,,PRANDAJ duhet te kihet parasysh raporti i banesave me hapsire te gjelber dhe parkim perreth.....

    Përgjigju
  • ymeri: 20/09/2020 23:36

    TIRANA EDHE BRENDA UNAZES ESHTE E QELBUR PA LERE RRETHINAT,,,KOSHAT NE ANE TE TROTUAREVE JANE PLOT ,,,EDHE RRUGET DHE RRUGICAT NE TIRANE JANE TE QELBURA E GJITHE PLUHUR,,,DHE VETE BANORET ZENE ME KARTONA PUSETAT E UJIT,,,,NUK KAM PARE ASGJEKUNDI NE EUROPE QE BANORET VETE TE ZENE PUSETAT E UJIT ME KARTONA,VETEM NE SHQIPERI NDODH KJO,,,ASNJE MAKINE NUK HYN DOT MES PALLATEVE SEPSE JANE VETURAT TE PARKUARA DHE PASTRIM NUK BEHET PO NUK U LARGUAN MAKINAT...ERION NE KETE PIKE KE SHUME MANGESI....

    Përgjigju
  • Lani: 20/09/2020 07:44

    Plehrat janë në rrugë sepse njerezit nuk kane ku t’i hedhin. A dini ju te kete kudo dhe neper fshatra kazane plehrash?

    Përgjigju
  • MIRDITOR: 19/09/2020 21:48

    Ju lumte.

    Përgjigju
  • Peace: 19/09/2020 18:51

    Bravo, po nje dite ne vit nuk mjafton! Plera nga te kater anet ne cdo cep ka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?