Ekipi i Tiranës pas fitimit të Superkupës

Tirana fiton Superkupën e Shqipërisë në basketboll për femra

11 Prill 2018, 19:18| Përditesimi: 11 Prill 2018, 19:20

  • Share

Pasi ka fituar Kupën, Tirana triumfon edhe në Superkupën e Shqipërisë në basketboll për femra, pas fitores 72-59 ndaj Flamurtarit në finalen e luajtur sot pasdite në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit.

Një triumf i merituar i ekipit bardheblu, që e dominoi gjatë gjithë kohës ndeshjen, në një përballje emocionuese dhe të hapur deri në sekondat e fundit.

Ndeshje hera-herës nervoze nga ana e të dyja ekipeve, por në fund basketbollistet kryeqytetase u treguan më të qeta dhe të sakta, duke ngritur lart trofeun e dytë sezonal, pas atij të Kupës së Shqipërisë

Tirana – Flamurtari 72-59 (19-14, 24-21, 10-13, 19-11)

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?