Tirana fiton derbin me Dinamon në basketboll, trajneri Karaj: Gjysmëfinalja s'është qëllimi ynë, duam trofeun

17 Janar 2022, 12:39| Përditesimi: 17 Janar 2022, 14:49

  • Share

Tirana për meshkuj është skuadra e radhës që ka siguaruar gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë në basketboll pas Vllaznisë dhe Teutës. Bardheblutë në ‘Farie Hoti’ kanë mposhtur Dinamon në derbi me rezultatin 97-81, në një ndeshje e cila u dominua pothuajse totalisht nga të besuarit e Erkand Karajt.

“Ne e kishim vlerësuar ndeshjen dhe u pa që nga fillimi, por nuk e di pse në fillim të peroidës së tretë dhe të katërt na ndodhi një nënvlerësim që përsëritet shpesh me skuadrat që i mundim më lehtë. Tirana çfarëdolloj kupe të jetë duhet ta pretendojë se zbën sepse e ka në gen këtë punë,”-u shpreh Erkand Karaj, trajner i Tiranës.

“Kjo ndeshje kishte rëndësinë e vet sepse ishte e para për 2022 dhe donte seriozitetin e saj. Shpresoj që dhe ndeshjet e radhës të shkojnë në këtë mënyrë sepse janë shumë të ngjeshura,”-tha Eldi Hysa, basketbollist i Tiranës.

Çerekfinalja e katërt do të diskutohet mes Kamzës dhe Apolonisë për të formuar më pas edhe dy përballjet gjysmëfinale.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?