Tirana ende 'e dehur' nga Kampionati, Teuta i rrëmben Kupën e Shqipërisë

2 Gusht 2020, 22:08| Përditesimi: 3 Gusht 2020, 10:47

  • Share

Teuta është fituesja e Kupës së Shqipërisë duke e çuar kupën në Durrës. Teuta ka arritur të marrë trofeun pasi mposhti Tiranën 2-0 në stadiumin “Air Albania”. Të dyja ekipet kishin uri të madhe për ta fituar trofeun në 100-vjetorin e themelimit të skuadrave, por dominuese ishin 'djemtë e detit'.

Goli që në minutën e 2-të nga qendërmbrojtësi Rustem Hoxha dhe në minutën e 79-të nga mesfushori me tipare sulmuese, Lorenco Vila sollën fitoren e durrasakëve.

Edhe pse bardheblutë patën rastet e tyre për të barazuar ndeshjen, nuk arritën të shënonin asnjë gol.

Kjo është Kupa e katërt në historinë e klubit durrsak, teksa më parë e kishte fituar në vitet 1995, 2000 dhe 2005, duke e rikthyer atë sërish pas 15 vitesh.

Ndeshja u luajt pa tifozë, edhe pse më herët FSHF bëri kërkesë që kjo ndeshje të luhet me një numër të reduktuar tifozësh.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mjeshtri: 02/08/2020 23:43

    Bravo Teauta ja bone mire tirones sepse edhe kampionatin kot e fitun ishte dhurate nga fshf

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?